Mbingarkesa e Gjyqtarëve Cenon Dhënien e Drejtësisë 

Date:

Share post:

Në Durrës, mungesa e hapësirave të përshtatshme dhe mbingarkesa e gjyqtarëve po dëmton rëndë cilësinë e gjykimit dhe procesin e dhënies së drejtësisë për qytetarët. Mesatarisht, një gjyqtar zhvillon mbi 20 seanca gjyqësore në ditë, një ritëm që po rezulton i papërballueshëm dhe me pasoja për të gjithë palët e përfshira. Gjatë një komunikimi të hapur me median, zëvendëskryetar i Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës, Paulin Çera tregoi sfidat e përditshme dhe pasojat e bojkotit një javor të palëve.

“Organika e Gjykatës e miratuar nga KLGJ parashikon 23 Gjyqtarë, ku aktualisht ushtrojnë detyrën efektivisht vetëm 11 gjyqtarë. Sipas shifrave dukshëm numri i gjyqtarëve që duhet të ishin me atë çka janë në fakt, është 50% më pak. Përveçse Gjykata aktualisht punon me gjysmën e kapacitetit në burime njerëzore, sjellim në vëmendje tendencën gjithnjë e në rritje të çështjeve për gjykim. Gjithashtu edhe zgjerimi i juridiksionit të kësaj Gjykate me 4 Bashki, ngarkon gjyqtarët dhe të gjithë administratën përtej standardeve normale të punës. Sigurisht që ngarkesa është një problematike e madhe dhe ndikon drejtpërdrejt në dhënien e vendimeve, situatë e cila ka rënduar së tepërmi vetë gjyqtarët të cilët punojnë përtej kapaciteteve për zbardhjen e vendimeve në kohë.

Mesatarisht në ditë një gjyqtar i kësaj gjykatë gjykon minimalisht nga 10 seanca deri në 32 seanca gjyqësore në ditë. Ngarkesa e secilit gjyqtar arrin deri në 660 çështje në gjykim”, deklaron drejtuesi aktual i Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, zv.kryetari Paulin Çera.

Situata doli në pah pas bojkotit të Dhomës së Avokatisë Durrës në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës për të mos lejuar qëndrimin e avokatëve në ambjentet e brendshme të gjykatës, për shkak të mungesës së hapësirave dhe cenimit të sigurisë fizike të gjyqtarëve. Bojkoti njëjavor çoi në shtyrjen e 433 seancave gjyqësore, duke ndikuar negativisht në palët ndërgjygjëse, veçanërisht për qytetarët e përfshirë në këto procese.

Çera pranoi se mungesa e hapësirave të përshtatshme ndikon negativisht në procesin gjyqësor.

“Kjo gjykatë nuk i përmbush standardet për dhënien e drejtësisë. Nuk ka as dhoma këshillimi dhe gjyqtarët kalojnë mes përmes palëve. Gjykata ka 23 gjyqtarë dhe po aq salla duhet të ketë, në kushte ideale, për dhënien e drejtësisë. Në realitet janë vetëm 4 salla.”

“Bojkotimi i seancave nga avokatët, ka prekur në tërësi 90% të seancave gjyqësore, ku sipas verifikimeve të kryera në Sistemin rezultojnë 433 seanca gjyqësore nga të cilat 17 “Caktim i masës së sigurimit” seanca të cilat janë më karakter të ngutshëm dhe për shkak të natyrës së tyre nuk u preken nga bojkotimi.”, vijoi ai më tej.

E ndërtuar në vitin 1971, godina aktuale e Gjykatës së Durrësit, nuk i përmbush nevojat e sotme të një gjyqësori modern dhe efikas. Me rritjen e numrit të gjyqtarëve, sipas hartës së re të gjyqësorit, është bërë evidente nevoja për më shumë hapësira. Pavarësisht propozimeve për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë, përfshirë idenë e vendosjes së tij në mauzoleumin e dëshmorëve, ende nuk është gjetur një zgjidhje konkrete.

Një nga masat që pritet të merret për të përmirësuar situatën është transferimi i Seksionit Civil në shtator në ish-godinën e Gjykatës së Apelit në Durrës. Megjithatë, edhe kjo masë duket se nuk mjafton për të përmbushur standardet e kërkuara për një gjykatë funksionale. Ndërkohë, procesi i vetingut për gjyqtarët e Durrësit është thuajse i përfunduar, thekson Çera, duke nënvizuar nevojën urgjente për përmirësime strukturore dhe organizative në sistemin gjyqësor të Durrësit.

Në këtë situatë është e qartë se pa zgjidhje të përfundimtare dhe të qëndrueshme, mungesa e ambienteve dhe ngarkesa e gjyqtarëve do të vazhdojnë të pengojnë dhënien e drejtësisë në Durrës, me pasoja të rënda për qytetarët dhe sistemin gjyqësor në tërësi.

@zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...