Mbyllen stacionet hekurudhore pas pelegrinazhit në Laç, 47 punonjës mbeten pa punë

Date:

Share post:

Vetëm pak ditë pas përfundimit të pelegrinazhit në Kishën e Laçit, 47 punonjës të mirëmbajtjes në linjën hekurudhore të Bajzës janë larguar nga puna. Nga dita e sotme, ata nuk janë më pjesë e Hekurudhës Shqiptare, pasi vendet e tyre janë shkurtuar në kuadër të një strukture të re organizative.

Vendimi, që vjen menjëherë pas mbylljes së “13 të martave” të Laçit,  periudhë gjatë së cilës linja qëndroi funksionale për të përballuar fluksin e udhëtarëve, është komunikuar fillimisht gojrisht të premten e kaluar. Punonjësve iu kërkua të paraqiteshin pranë Drejtorisë së Përgjithshme në Durrës për të formalizuar ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Mes të larguarve ka edhe punonjës që ndodhen vetëm pak muaj larg moshës së pensionit, por kjo nuk ka ndikuar në vendimmarrjen e shoqërisë. Të gjithë i përkisnin sektorit të mirëmbajtjes, ndërsa stafi teknik drejtues mbetet në detyrë.

Burime nga brenda Hekurudhës Shqiptare konfirmojnë se largimet lidhen me mosfunksionimin aktual të linjës. Prej muajsh, linja është përdorur kryesisht për lëvizjen e pelegrinëve, ndërsa pjesa e transportit të mallrave drejt Malit të Zi, që realizohet 2 deri në 3 herë në javë, mbulohet nga një kompani private, Beton plus, në bazë të një kontrate ekzistuese.

Në dokumentin zyrtar për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, që mban datën e sotme, thuhet se vendimi bazohet në disa akte të mëparshme të miratuara nga Administratori i Hekurudhës Shqiptare dhe Këshilli Mbikëqyrës. Në thelb të këtyre vendimmarrjeve qëndron mbyllja graduale e disa stacioneve hekurudhore dhe mosfunksionaliteti i linjave, qe ka detyruar institucionin të reduktojë numrin e punonjësve në terren.

Të larguarit kanë në dispozicion një afat prej pesë ditësh për të ankimuar vendimin. Ndërkohë, të ardhmen e punësimit në sektorin hekurudhor duket se e mbulon një mjegull e thellë pasigurie ne vazhdim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...