“Jo avokatë, bëhuni hidraulikë”, Paralajmërimi vjen nga nobelisti-kumbar i IA

Date:

Share post:

Nobelisti Geoffrey Hinton, një nga figurat më të njohura në fushën e inteligjencës artificiale dhe ish-punonjës i Google, po ngre alarmin për rreziqet që kjo teknologji mund të sjellë për njerëzimin. I njohur si “kumbari i inteligjencës artificiale”, 77-vjeçari u largua nga pozicioni i tij në vitin 2023 për të folur hapur mbi kërcënimet që AI paraqet, edhe pse ishte një ndër ndërtuesit e saj.

Në një intervistë për podkastin “Ditari i një CEO” me Steven Bartlett, Hinton deklaroi se inteligjenca artificiale mund të përbëjë një rrezik ekzistencial për njerëzimin. “Duhet ta pranojmë se këto gjëra janë një kërcënim ekzistencial dhe duhet të përballemi me mundësinë që, nëse nuk veprojmë shpejt, jemi afër fundit”, u shpreh ai.

Kur u pyet se çfarë këshille do t’u jepte të rinjve në lidhje me karrierat që duhet të ndjekin në një botë të dominuar gjithnjë e më shumë nga AI, përgjigjja e Hinton ishte e qartë dhe befasuese: “Mos u bëni avokatë, bëhuni hidraulikë”. Ai argumenton se teknologjia do të ketë nevojë për kohë të gjatë për të arritur aftësinë e njeriut në manipulimin fizik të botës reale, një fushë ku profesionet si hidraulikët mbeten të pazëvendësueshëm.

Moderatori i podkastit, Steven Bartlett, theksoi se profesionet si avokatët dhe kontabilistët janë ndër më të rrezikuarit nga automatizimi dhe AI. Hinton iu përgjigj se “hidraulikët janë shumë më pak në rrezik. Dikush si një asistent ligjor apo një avokat – nuk do të nevojiten për një kohë të gjatë.”

Hinton nuk është i vetmi që e sheh me shqetësim zhvillimin e AI. Edhe Elon Musk, një tjetër figurë qendrore në teknologji, kur u pyet se çfarë profesionesh do t’u sugjeronte fëmijëve të tij, u ndal për 13 sekonda përpara se të përgjigjej. “Është një pyetje e vështirë… Do të thoja të ndjekin zemrën e tyre, të bëjnë diçka që i kënaq dhe i përmbush, si dhe të kontribuojnë për të mirën e shoqërisë.”

Musk pranoi se ka një dilemë të brendshme, pasi ka investuar jetën e tij në ndërtimin e kompanive, por përballet me realitetin se AI mund të bëjë gjithçka që ai ka ndërtuar. “Më duhet të pezulloj qëllimisht mosbesimin për të qëndruar i motivuar”, tha ai.

Mes paralajmërimeve dhe dilemave, një gjë është e qartë: zhvillimi i inteligjencës artificiale nuk është më vetëm një çështje teknologjike, por një sfidë ekzistenciale që kërkon reflektim dhe zgjedhje të mençura për të ardhmen. Dhe sipas Hinton, ndoshta është koha që të rishikojmë çfarë kuptojmë me “profesion i sigurt”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Homazhe dhe protestë në heshtje para Bashkisë, Nesër protestohet sërish

Një grup banorësh të lagjes 15 në Durrës, të zonës ku ndodhi edhe aksidenti tragjik, janë mbledhur mbrëmjen...

I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës e dënon me 3 vite burg

Policia e Sarandës ka bërë sot ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj 43 vjeç banor i...

“Makina përfundoi në trotuar”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që në gjendje të dehur përplasi për vdekje fëmijët

Gjykata e Durrësit ka lënë arrest në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi i cili në gjendje të hequr përplasi...

Kur dhembja kthehet në spektakël

Vali Qyrfyçi Nuk i shpëtova, as këtë mëngjes herët, zakonit të kontrollit të celularit sa hap sytë. Tre mesazhe...