Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës

Date:

Share post:

Një krim i rëndë mjedisor në zemër të lumit Vjosa. Një përrua me naftë bruto edhe një herë tjetër është derdhur në lumin e shpallur Park Kombëtar nga qeveria shqiptare si lumi i fundit i egër i Evropës. Organizatat ndërkombëtare të mjedisit kanë evidentuar situatën alarmante, ndërsa reagimi i autoriteteve mungon.

Parku Kombëtar i Vjosës është përballë një krimi të rëndë mjedisor. Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1000 lloje kafshësh dhe bimësh, kërcënohet seriozisht nga nafta që buron nga stacioni i Gorishtës në Selenicë, e cila ka vërshuar në formën e një përroi drejt lumit Vjosa. 

Park Kombëtar i Vjosës ende kërcënohet nga mbetjet e përpunimit të naftës. I pari që dokumentoi ndotjen në lumin e Vjosës ishte fotografi dhe aktivisti i RiverWatch Joshua David Lim, përmes një video të ndarë në rrjetet e tij sociale, i cili e përshkruan zonën e Vjosës si një “një lumë të vdekur, ku asgjë nuk mbijeton”.

Reagimi i autoriteteve mungon, ndërsa një muaj më parë u aplikua për ta përfshirë Vjosën në UNESCO, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Organizata “EcoAlbania” ka ndarë këto pamje të ndotjes skandaloze në të cilat dallohet se nafta derdhet në lumin e Vjosës, aq sa ka shkaktuar edhe ngordhjen e gjallesave. Siç shihet edhe në pamje, një gjarpër ka ngordhur për shkak të ndotjes nga nafta.

Pamjet janë kapur në afërsi të Poçemit në Mallakastër, i cili shtrihet në këmbë të krahinës së Vllahinës, aty ku ndodhet fusha burimore naftëmbajtëse Gorisht-Kocul, që administrohet nga kompania Albpetrol. Nafta e Gorishtit vërshon nga stacioni në Vjosë pasi i bashkohet Përroit të Madh të Mërtirajt.

spot_img

Artikuj të lidhur

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...

E pazakontë/ Dyshohet se u sulmua nga ariu, humb jetën 53-vjeçari në Bulqizë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja është bërë e...