Grabitje në Durrës, një i arrestuar dhe tre të shpallur në kërkim

Date:

Share post:

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar, ku një shtetas është kanosur dhe i është marrë një shumë parash. Policia ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar dhe po vijon kërkimet për tre të tjerë.

Ngjarja është denoncuar nga shtetasi A. I., i cili ka deklaruar se mëngjesin e djeshëm, tre persona e kanë ndaluar dhe e kanë kërcënuar me armë zjarri, duke i marrë 150.000 lekë. Pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, kanë nisur menjëherë hetimet.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si një nga autorët e përfshirë në këtë grabitje. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe tre shtetas të tjerë: R. I., 40 vjeç, L. I., 20 vjeç dhe E. M., 34 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Policia po vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...