Fototeka Marubi hyn në listën prestigjioze të UNESCO-s

Date:

Share post:

Fototeka kombëtare “Marubi” ka marrë një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore. Arkivi i negativëve, objekteve dhe dokumenteve të pionierëve të fotografisë shqiptare, Pietro dhe Kel Marubi, është përfshirë zyrtarisht në Regjistrin Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës pranë UNESCO-s.

Çertifikimi është dhënë nga vetë drejtuesja e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, duke e vendosur këtë koleksion unik mes pasurive më të çmuara të kujtesës vizuale globale.

Arkivi i përfshirë në këtë listë të nderuar ruhet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Ai përmban një trashëgimi të jashtëzakonshme që dokumenton jetën, shoqërinë dhe transformimet e Shqipërisë nga fundi i shekullit XIX deri në mesin e shekullit XX.

“Jemi të lumtur të ndajmë me ju këtë njohje ndërkombëtare për trashëgiminë tonë kulturore, një pasuri që na përket të gjithëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të institucionit, që shpreh krenarinë për këtë arritje.

Ky vlerësim historik është gjithashtu rezultat i përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit të muzeut “Marubi”, të cilët ndër vite kanë punuar me përkushtim për ruajtjen, studimin dhe promovimin e kësaj trashëgimie të rrallë që tashmë i përket jo vetëm Shqipërisë, por edhe botës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...