Aksident i rëndë dhe i trefishtë në Kryebushat, vdes 37-vjeçari, plagosen gruaja dhe 2 fëmijët e mitur

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme (4 korrik) në Kryebushat të Shkodrës, me bilanc një i vdekur dhe të paktën 3 të plagosur të tjerë, të gjithë anëtarë të familjes Bzhangaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë dhe policia vendore informoi se ka qenë një aksident ‘sanduiç’, ku fillimisht një kamion u përplas me një mjet dhe më tej me makinën e viktimës.

Viktima është Gjin Bzhangaj 37 vjeç, një prej shoferëve të mjeteve, kurse bashkëshortja 32-vjeçare, J. Bzhangaj, që udhëtonte me të dhe 2 fëmijët e tyre të mitur, u plagosën dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga mjetet e tjera nuk u raportuan të dëmtuar apo viktima.

“Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia vendore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...