Flakët nuk ndalen/ Terreni sfidon zjarrfikësit, mbi 1,100 ha digjen në jug

Date:

Share post:

Prej dy ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha vijon të djegë malin e fshatit Dukat në Vlorë, duke shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Flakët kanë përfshirë një zonë me pisha, bredha dhe bimësi të dendur, ndërsa ndërhyrja është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe mungesës së rrugëve që të çojnë pranë vatrës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse po punojnë në kushte të vështira, duke përdorur mjete rrethanore për të ndaluar përhapjen e flakëve. Gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë, ndërsa forcat në terren po luftojnë për të mbajtur situatën nën kontroll.

Për shkak të situatës së përkeqësuar në disa qarqe, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Shqipëria aktivizoi më 6 korrik Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Në kuadër të këtij mekanizmi, janë angazhuar dy avionë “Canadair” nga Greqia, pjesë e kapaciteteve rescEU, të cilët realizuan 10 hedhje uji në zonat e përfshira nga flakët dhe u rikthyen të njëjtën ditë.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më 7 korrik janë djegur 1,162 hektarë në qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, ndërsa rreziku për përhapje të zjarreve mbetet ende i lartë.
Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri pranë strukturave të emergjencës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...