“Wanted” në Durrës, arrestohet 17-vjeçari për plagosje të rëndë

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Wanted”, duke çuar në pranga një 17-vjeçar të shpallur në kërkim për një ngjarje të rëndë të ndodhur në muajin maj.

Në sajë të bashkëpunimit mes specialistëve të Krimeve të Rënda, shërbimeve operacionale të DVP Durrës dhe Komisariatit të Policisë së qytetit, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i të riut A. N., në lagjen nr. 8 të Durrësit.

Shtetasi në fjalë ishte në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet 17-vjeçari ka ndodhur më 14 maj, kur ai dyshohet se ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) një tjetër shtetas, me iniciale F. R.

Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...