Lule Sajza rrënqeth mbi arenën e Amfiteatrit të Durrësit

Date:

Share post:

Lule Sajza mbërriti në Amfiteatrin Antik të Durrësit natën e kaluar për të rrënqethur me historitë e vërteta të grave dhe fëmijëve që vuajtën e vdiqën në internim.

Për të gjithë gratë dhe fëmijët që vdiqën nga keqtrajtimi, shfaqja “Lule Sajza” e Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vjen si një klithmë për të mos harruar. Ajo vjen si shfaqje e teatrit dokumentar që rrëfen dhe fton për reflektim në mënyrë që historia të mos përsëritet më kurrë. Teatri Eksperimental dhe regjisori Endri Çela hapën arkivat dhe nxjorrën rrëfimet reale të viktimave që përjetuan egërsinë e sistemit.

“Gjithnjë kam dashur t’i jap publikut histori të vërteta deri në detaje. E nisur dhe nga një ide e mëparshme e drejtorit të Teatrit Eksperimental Gjergj Prevazi për një teatër dokumentar dhe pasi rrahëm mendimet ia dolëm mbanë. Kampi i Tepelenës na rezervon histori vërtet rrënqethëse që gjithsecili nga ne ka nevojë t’i dëgjojë.”, thotë Endri Çela, regjisor i “Lule Sajza”.

Historive u japin zë dhe shpirt aktorja e mirënjohur Raimonda Bulku, Adriana Tolka dhe Valentina Myteveli. Sajza është një vajzë e mitur që humbi jetën në kamp dhe ëndërronte që shpirti i saj të vinte si një lule nga bota e përtejme për të qëndruar dhe sjellë pak aromë e dashuri familjes që la pas, por ajo s’kishte as të drejtë për një varr.

Më shumë se koleget e saj në skenë, që janë të një brezi tjetër, Bulku ndjen peshën e një kohe që e ka jetuar dhe vetë.

“Lule Sajza” sjell dëshmi dhe statistika të të mbijetuarve të kampit të Tepelenës. Histori të vërteta, gati në kufitjë e të pabesueshmes. Një kalvar i gjatë vuajtjesh dhe gjurmë plagësh që mbart historia jonë dhe persekutimi gjatë kohës së komunizmit.

“Ato që ne rrëfejmë janë të tmerrshme, si për ne, ashtu dhe për atë që i shohin e dëgjojnë. Më bën përshtypje që ka ardhur një brez i ri shumë i ndjeshëm, adoleshentë 14-18 vjeç që lotojnë bashkë me ne dhe njohin një kohë të pajetuar për ta. Jemi bashkë për ta përjetuar këtë rrëfenjë që duhet ta sjellim në ditët tona dhe për brezin e ri që të mos harrojnë kurrë, ato gra dhe fëmijë që vuajtën në kampe pa bërë asgjë,” u shpreh aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku.

Dëshmi të shkëputura nga “𝒁ë𝒓𝒂𝒕 𝒆 𝑲𝒖𝒋𝒕𝒆𝒔ë𝒔” dhe bazuar e frymëzuar nga shkrimet e Agron Tufës, Lek Pervizit, Fatbardha Saraçit (Mulleti) dhe Kastriot Dervishit të përzgjedhura dhe përgatitura nga regjisori Endri Çela.

Kjo shfaqje është realizuar në bashkëpunim me Institutin për krimet dhe pasojat e komunizmit dhe do të shfaqet edhe mbrëmjen e së premtes në arenën e Amfiteatrit Antik të Durrësit.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...