Përplasje sërish në Theth, Banorët kundërshtojnë shembjen e objektit të fundit

Date:

Share post:

Banorët bllokojnë rrugën, IKMT përballet me rezistencë për ndërhyrjen në objektin e fundit që parashikohet të shembet.
Situata në fshatin turistik të Thethit është tensionuar sërish këtë të hënë, pasi Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shkuar në vend për të ekzekutuar shembjen e një objekti që konsiderohet ndërtim pa leje. Por ndërhyrja është përballur me rezistencën e familjarëve, të cilët kanë kundërshtuar prishjen e banesës dhe kanë bllokuar rrugën kryesore për të penguar kalimin e mjeteve të IKMT-së.

Banorët janë ulur në rrugë përpara fadromave, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë asnjë lëvizje në drejtim të objektit pa një vendim të qartë gjykate, që të vërtetojë se ndërtimi duhet shembur. Ata pretendojnë se nuk janë njoftuar në mënyrë zyrtare dhe se objekti është një banesë funksionale ku jeton një familje.

“Nuk jemi kundër shtetit, por duam drejtësi. Duam dokument që thotë se kjo shtëpi duhet prishur. Nuk mund të prishin natën banesën ku banojnë njerëz”,- tha një prej banorëve të zonës.

Nga ana tjetër, burime pranë IKMT-së pohojnë se objekti në fjalë është ndërtuar pa leje në një zonë të mbrojtur dhe është pjesë e një liste që parashikon ndërhyrje për kthimin e hapësirave në gjendjen e mëparshme. Kjo ndërhyrje është pjesë e aksionit për pastrimin e territorit në zonat turistike dhe në parqet natyrore.

Por banorët hedhin poshtë këto pretendime, duke theksuar se banesa është përdorur për strehim dhe jo për funksione turistike apo tregtare. Ata i kanë kërkuar autoriteteve që të ndalojnë veprimet arbitrare dhe të zbatojnë ligjin vetëm në bazë të një procesi gjyqësor transparent.

Përplasjet mes banorëve dhe IKMT-së në Theth nuk janë të reja. Që prej nisjes së aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura, tensionet kanë qenë të vazhdueshme, sidomos në rastet kur banesat janë përdorur nga komuniteti vendas dhe jo nga subjektet turistike.

Situata mbetet e tensionuar dhe në pritje të një reagimi zyrtar nga institucionet përgjegjëse.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...