Rikonstruksioni i Muzeut Etnografik përfundon, Alketa Tragaj Myshketa shfaqet krah kryetares Sako, rikthimi i parë në detyrë?

Date:

Share post:

Në Durrës kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e shtëpisë muze të Aleksandër Moisiut, njëkohësisht dhe godina e Muzeut Etnografik të qytetit. Lajmi u publikua nga kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako, e cila ka zhvilluar një vizitë inspektuese në ambientet e restauruara të godinës, pjesë e programit #EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Por ajo që bie në sy nga fotot e publikuara nga vetë kryebashkiakja, është prania e Alketa Tragaj Myshketa, ish-drejtuesja e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”, në këtë inspektim zyrtar. Tragaj, e cila ka dhënë dorëheqjen në kuadër të procesit të kërkuar nga kryeministri Edi Rama për dorëheqje masive të drejtuesve vendorë, duket se mund të jetë e para që po rikthehet në pozicionin e saj pas një verifikimi të mundshëm të performancës.

Ajo u emërua në këtë detyrë vetëm në janar të këtij viti. Prania e saj krah kryetares Sako në një vizitë të tillë zyrtare lë të kuptohet se ajo gëzon ende besimin e bashkisë dhe mund të jetë ndër të parat që do të rikthehet në detyrë, ndërkohë që ende nuk ka emra zyrtarë për drejtuesit e strukturave bashkiake.

Procesi i rikonstruksionit të Muzeut Etnografik është pjesë e përpjekjeve për rigjallërimin e jetës kulturore dhe turistike të Durrësit, ndonëse nuk dihet ende nëse është zgjidhur përfundimisht me pronarët vazhdimësia afatgjatë e objektit muze. Pas përfundimit të ndërhyrjeve infrastrukturore, do të nisë faza e muzealizimit, një hap që pritet t’ia kthejë muzeun qytetit, po dhe ta shndërrojë këtë hapësirë në një atraksion të rëndësishëm për vizitorët vendas dhe të huaj, në një qytet me histori të pasur dhe trashëgimi të veçantë kulturore.

V. Q.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...