Dorëheqje masive në bashkitë e vendit, Ja Bashkia që hapi garë për drejtimin e administratës vendore

Date:

Share post:

Në një situatë të pazakontë për administratën vendore në vend, këtë korrik të nxehtë, Bashkia Librazhd është ndër të paktat që ka reaguar në mënyrë institucionale, pas valës së parë të dorëheqjeve në nivelet e larta drejtuese. Në një njoftim zyrtar, Bashkia bën me dije se të gjithë administratorët e njësive administrative, nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive kanë dhënë dorëheqjen nga detyra.

Ky zhvillim shënon një boshllëk të konsiderueshëm në strukturën drejtuese të bashkisë, por në të njëjtën kohë, ofron mundësi për një riformatim të administratës vendore. Bashkia ka shpallur zyrtarisht të gjitha pozicionet si të hapura dhe fton profesionistë të përkushtuar që duan të japin kontributin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit lokal.

Të gjithë ata që ndihen të aftë dhe të motivuar për të marrë pjesë në drejtimin vendor mund të aplikojnë për pozicionet e hapura. “Aplikimet pranohen deri më 31 korrik 2025”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Bashkia Librazhd.

Kjo transparencë dhe hapje ndaj publikut vlerësohet si një hap pozitiv në drejtim të rritjes së besueshmërisë dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Në një kohë kur shumë bashki të tjera nuk kanë reaguar ende zyrtarisht për ndryshimet në administratë, qasja e Bashkisë Librazhd për të shpallur menjëherë vendet vakante dhe për të nisur procesin e aplikimeve mund të shërbejë si model edhe për bashkitë e tjera në vend, veçanërishtbashkitë e mëdha.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...