Afro gjysëm shekulli dramë, pasion dhe skenë, Bashkim Hoxha rrëfen udhëtimin e tij artistik me teatrin “A. Moisiu”

Date:

Share post:

Një rrëfim i thjeshtë, por plot ndjenjë dhe krenari është ndarë disa ditë më parë nga shkrimtari dhe publicisti i njohur Bashkim Hoxha, në një status që përmbledh një pjesë të rëndësishme të jetës dhe krijimtarisë së tij, rrugëtimin 49-vjeçar në skenën e teatrit.

“Isha 22 vjeç kur për herë të parë u përballa me emocionin e një premiere”, shkruan ai, duke përkujtuar fillimet e tij në Teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Drama e parë, “Shokë lufte”, me regji të Haxhi Ramës, u shfaq në vitin 1976. Që atëherë, ai ka njohur emocionin e 13 premierave, disa prej të cilave janë vlerësuar me çmime kombëtare dhe janë ngulitur në kujtesën e publikut si pjesë të rëndësishme të skenës shqiptare.

Në këtë përmbledhje artistike, Bashkim Hoxha nuk harron të shprehë mirënjohjen për regjisorët që u bënë pjesë e rrugëtimit të tij, aktorët që i dhanë jetë fjalës së shkruar dhe mbi të gjitha spektatorin që duartrokiti çdo emocion të përçuar nga skena.

Pjesë të kësaj liste të artë janë:

Të jesh 20 vjeç – 1978, regji e Haxhi Ramës

Ftesë për gjyq – 1985, regji e Ali Begës

Këngë dashurie me korba – 1996, regji e Haxhi Ramës, fituese e Çmimit “Aleksandër Moisiu” për dramën më të mirë në Festivalin Mbarëkombëtar në Tiranë

Askushi – 2019, fituese e Çmimit “Drama më e mirë” në Festivalin e Dramës Shqipe në Gjilan

Lista përfshin edhe bashkëpunime me emra të njohur të regjisë shqiptare si Driada Dervishi, Hervin Çuli dhe Adelina Muça, duke dëshmuar për vazhdimësinë e krijimtarisë dhe përshtatshmërinë e tij me kohët dhe gjuhën moderne të teatrit.

Në një kohë kur teatri dhe veçanërisht drama shqipe shpesh përballet me sfida, rrëfimi i Bashkim Hoxhës rikujton një realitet të bukur artistik, që vazhdon, se përmes dramës, fjalës dhe përkushtimit, krijohen urat më të forta mes autorit dhe publikut. Ai është dëshmia se arti, kur bëhet me shpirt, qëndron gjatë, përtej kohës dhe zhurmës.

Vali Qyrfyçi 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...