Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Date:

Share post:

Biznesmeni durrsak Ergys Agasi është paraqitur të martën, më 22 korrik, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pa praninë e një avokati mbrojtës. Ai është thirrur nga prokurori Bledar Maksuti, megjithëse arsyet zyrtare të thirrjes nuk janë bërë publike.

Pak më herët, rreth një muaj më parë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kishte kryer kontrolle në banesën dhe disa prej bizneseve të Agasit, i cili operon kryesisht në sektorin e duhanit, por edhe në fusha të tjera. Gjatë kontrolleve, i është sekuestruar edhe telefoni celular, qe sugjeron përfshirjen e tij në hetime me natyrë më të gjerë.

Ergys Agasi është djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, i njohur për funksione të rëndësishme brenda Partisë Socialiste. Karriera e tij politike nisi përmes Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku mbajti postin e drejtorit të Inspektoratit të Mjedisit në kohën kur ministria drejtohej nga Lefter Koka, tashmë i dënuar për aferën e inceneratorëve.

Emri i Agasit është përfolur herë pas here nga opozita si një ndërmjetës mes politikës dhe botës së krimit. Këto pretendime u artikuluan edhe nga ish-zëvendëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, gjatë një interviste në emisionin investigativ italian Report, transmetuar nga televizioni RAI. Ahmetaj e ka cilësuar Agasin si një “figurë kyçe” dhe “koordinator” mes segmenteve të krimit dhe politikës.

Deri tani nuk ka një qëndrim zyrtar nga Agasi mbi këto akuza, ndërsa hetimet nga SPAK pritet të hedhin më shumë dritë mbi të.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete. Trafik i ngarkuar në të dy drejtimet

Një aksident zinxhir është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, pak para Sukthit, në drejtim...

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik

 Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga....

GJKKO dënon grupin e trafikantëve të emigrantëve, me 155 vite burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 28 persona të akuzuar si...

Reagon Policia e Shtetit për gjetjet nga kontrolli në jahtin që qëlloi me armë në det

Policia e Shtetit ka reaguar pas alarmit të ngritur mbrëmjen e së dielës për të shtëna të dyshuara...