Dorëhiqet drejtoresha e QSUT-së, emërohet ish-deputeti në krye të institucionit

Date:

Share post:

Pa mbushur ende dy muaj në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Donjeta Bali ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtoreshës. Arsyet e largimit të saj nuk janë bërë të ditura, ndërsa vendimi ka marrë formë zyrtare ditët e fundit.

Në vend të saj është emëruar mjeku Florenc Spaho, 41 vjeç, nga Elbasani. Spaho është një emër i njohur në fushën e shëndetësisë, pasi ka shërbyer më parë si deputet i qarkut Elbasan dhe ka qenë pjesë e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë.

Donjeta Bali ishte emëruar në krye të QSUT-së më 29 maj, duke zëvendësuar Alma Canin. Lëvizjet e shpeshta në drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm shëndetësor vënë në qendër të vëmendjes sfidat e vazhdueshme të sistemit spitalor në vend.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...