Skandali nën petkun fetar: seks, para dhe pastrim parash

Date:

Share post:

Dy murgj qipriotë u gjetën me 800,000 euro para në dorë, së bashku me pamjet video të të dyve duke u përfshirë në akte seksuale me njëri-tjetrin. Murgjit janë nën hetim për krime financiare që nga shpërthimi i skandalit më 8 mars të këtij viti, ndërsa njësia e pastrimit të parave ka ndërhyrë duke nisur hetimet pasi paratë dyshohet të kenë ardhur nga financat e dhëna për punimet rinovuese në manastir.

Në ishullin e vogël, Kisha Ortodokse është një pushtet i fuqishëm dhe zbulimet e vazhdueshme kanë sjellë një mori skandalesh të njëpasnjëshme. Christos Christou, politikan qipriot grek dhe njëkohësisht kreu i partisë së ekstremit të djathtë ELAM, mori pjesë në një operacion që synonte transferimin e shumës së parave kesh nga manastiri në peshkopatën më të afërt. Është e paqartë pse Kisha bashkëpunoi fshehurazi me të djathtën ekstreme, ndërsa dhe një ish-shef policie ishte gjithashtu i pranishëm gjatë operacionit.

Kjo forcë politike dhe ish-shefi i policisë dyshohen si të lidhur me skandalin e kishës, përfshirë zhvatjen e dyshuar të parave dhe seksin mes murgjve në manastirin Osios të zbuluar në fillim të marsit.

Nga hetimet rezulton se kreu i Elamit Christos Christou dhe ish-shefi i policisë Kypros Michaelides ishin të pranishëm në peshkopatën Tamasos kur një kuti parash me 800,000 euro që vinte nga manastiri në Fterikoudi po numërohej.

Lidhur me këtë prani, Christou tha se ai ishte i pranishëm në këtë incident si anëtar i komitetit të fronit të peshkopatës. Megjithatë, sipas faqes së internetit të peshkopatës, emri i tij nuk renditet si anëtar i asnjë komiteti kishtar.

Që nga fillimi i zbulimit të provave, nuk ka pasur asnjë arrestim. Christou mbrohet nga imuniteti parlamentar, ndërsa murgjit kanë zgjedhur dy avokatë që deklarojnë se kanë argumenta që provojnë se e gjithë situata është e rremë. 

Ata pohojnë se të gjitha provat video janë manipuluar dhe pretendojnë se murgjit u rrëmbyen me forcë dhe iu nënshtruan një marrje në pyetje 14 orëshe, duke mos u lënë atyre zgjidhje tjetër veçse të nënshkruanin një deklaratë. Krahas kësaj, një gjykatë fetare tani ka filluar procedurat për shqyrtimin e rastit.

 

 

 

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...