Ndotja e ajrit, 3 000 vdekje të parakohshme çdo vit

Date:

Share post:

Ndotja e ajrit mbetet problem në qytetet më të mëdha të vendit, duke ndikuar ndjeshëm dhe në cilësinë e shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Tirana është qyteti me ndotjen më të lartë gjithëvjetore, e ndjekur nga Elbasani, më pas Durrësi, Korça dhe Shkodra. Me financim të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Mushkëritë e gjelbërta”, që synon ta afrojë vendin me “Marrëveshjen e Gjelbër Europiane”, këto 5 qytete janë nën monitorim për cilësinë e ajrit, zhurmës dhe gjelbërimit urban.

Rodion Gjoka, ekspert mjedisi thotë: 

“Arsyeja pse Tirana zë vendin e parë është se ka ndërhyrja e madhe në sektorin e ndërtimit dhe punëve publike, pa harruar transportin, cilësinë e naftës dhe flotën e vjetër të automjeteve, qofshin publike apo private. Ndërkohë Elbasani ka një tipologji ndotjeje që varet nga industria metalurgjike apo e rëndë. Për shkak të kërkesë-ofertës që ka kjo industri dhe emetimeve që çlirohen atje të pamonitoruara shkarkohen mbi Elbasan. Pa harruar dhe ndërhyrjet infrastrukturore që po kryhen mbi shtratin e lumit Shkumbin.”

Sipas tij, në sezonin e dimrit, qyteti me ajrin më të ndotur është Korça për shkak të djegjes së lëndëve djegëse për ngrohje, ndërsa “Durrësi deri diku më të vogël nivelin e ndotjes, se industrinë më të madhe ka portin në brendësi të qytetit, ndërsa Shkodra paraqitet më mirë nga ekspozimi ndaj ndotjes. Jo se nuk tejkalohen standardet dhe aty.”

Sektori i ndërtimeve dhe transportit janë shkaktarë kryesorë të niveleve të larta të ndotjes, ndërsa, sipas specialistëve, koston e ndotjes e paguajnë mushkëritë e qytetarëve. Çdo vit raportohen rreth 3000 vdekje si pasojë e ndotjes së ajrit.

“I vetmi që shprehet për këtë 4 vitet e fundit është institucioni i Agjencisë Europiane të Mjedisit i cili nëpërmjet monitorimeve satelitore Copernicus ka thënë që çdo vit kemi të paktën 3 mijë vdekje të parakohshme ku 85% e tyre ndodhin kryesisht në Tiranë dhe për çdo person të ekspozuar mbi standardet për një kohë të gjatë kemi një ulje të jetëgjatësisë prej 185-188 ditësh.”,- shprehet eksperti. 

Grupet më të rrezikuara nga ndotja e ajrit dhe zhurmave janë të moshuarit, të sëmurët kronikë, të sapolindurit dhe gratë shtatzëna. Për specialistët mbetet shqetësues fakti që Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk e monitoron cilësinë e ajrit dhe as instituti i Shëndetit Publik nuk raporton prej vitesh mbi incidencën e sëmundjeve të ndryshme të popullatës që lidhen më ndotjen dhe cilësinë e ajrit. 

@zërionline 

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...