Qitje me kallashnikov për t’i postuar në Tik-Tok, arrestohen 6 të rinj dhe babai i njërit prej tyre

Date:

Share post:

Tik-Toku vazhdon të dëshmojë akte dhune dhe veprimtarinë e paligjshme të të rinjve që përdorin armë duke nxitur dhe të mitur e të rinj të tjerë të ndjekin modelin e tyre.

Pas videove që kishin publikuar në këtë aplikacion, ku shfaqeshin duke kryer qitje me armë zjarri, gjatë natës, në Durrës u arrestuan 6 të rinj ,  të moshave 18-20 vjeç dhe një i mitur u vu në hetim në gjendje të lirë. Ata u kapën në flagrancë me armë zjarri kallashnikov, në një kodër në fshatin Hamallaj ku do të bënin qitjen e rradhës. Po ashtu policia ka prangosur edhe babanë e njërit prej djemve, i cili kishte dhe një pushkë pa leje në banesë.

Mirlind Sula 19 nga Rrushkulli, Klivan Pepkolaj 19, Klajdi Jaku 20, Aurel Toshi 18, Andi Hajdarkolaj 19 dhe Eljos Toshi 19, të pestë nga Tirana, ranë në prangat e policisë, ndërsa një i mitur 17 vjeç është proceduar penalisht për moskallëzim krimi. Të rinjtë u kapën në flagrancë pas sigurimit të informacionit, se po përgatiteshin për të qëlluar në kodrën e fshatit Hamallaj, me armë zjarri që i posedonin pa leje, me qëllim postimin e videove në rrjetin social “TikTok”.

Gjatë operacionit u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën të rinjtë kryenin qitje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Mirlind Sulës në fshatin Rrushkull të Durrësit u kap dhe arrestua dhe babai i tij. Në shtëpinë e 56-vjeçarit Njazi Sula, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Së bashku me 2 armët, një kallashnikov dhe një pushkë, u sekuestruan 2 automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, si dhe 8 celularë.

©zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje...