Hetimet për “Ikonat”, a ishin autentike? 

Date:

Share post:

Përveç prokurorisë së Durrësit, mësohet se është ngritur dhe një grup pune me ekspertë të trashëgimisë kulturore për të vlerësuar autenticitetin dhe vjetërsinë e objekteve të sekuestruara gjatë operacionit të koduar “Ikonat” dhe përcaktuar dëmin e shkaktuar nga kjo veprimtari e paligjshme në rast se objektet do të jenë origjinale dhe jo kopje, imitime të tyre. Ndërkohë Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli të arrestuarit në kuadër të këtij operacioni, mes tyre dhe ish-punonjësi i një parku arkeologjik. Gjyqtarja e seancës Entela Shedula pasi dëgjoi palët vleftësoi të ligjshëm arrestimin e shtetasve Pëllumb Leka dhe Emanuel Çaço dhe pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të dy të dyshuarit e veprës penale të trafikimit të veprave të artit dhe kulturës. Të arrestuarit kanë deklaruar se objektet e sekuestruara janë kopje dhe jo origjinale, por do të jenë ekspertët që do t’i vlerësojnë ato. Leka 53 vjeç, banues në Fier, dhe E. Çaço, 56 vjeç, banues në Lushnjë, sipas policisë, u kapën në flagrancë gjatë operacionit në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, në fund të marsit duke lëvizur me një automjet në të cilin gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me trafikimin e veprave të artit dhe kulturës. Duke përfituar nga fakti se ishtë i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, P. Leka siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me shtetasin tjetër, i trafikonin me qëllim përfitimin. Sipas hetimeve paraprake, një pjesë të statujave dhe ikonave ua shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 000 deri në 20 000 euro. @zërionline *Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.
spot_img

Artikuj të lidhur

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...

U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një...

Skafistët e Ksamilit protestojnë në Sarandë, kërkojnë zgjidhje për sezonin

Rreth 30 skafistë nga Ksamili kanë protestuar ditën e sotme përpara Bashkisë së Sarandës, duke kërkuar përcaktimin urgjent...