Ervina Garo, fituese e konkursit kombëtar “Fatos Baxhaku”  

Date:

Share post:

Gazetarja durrsake Ervina Garo është një nga fitueset e konkursit kombëtar për shkrime fakt-verifikuese “Fatos Baxhaku”. Përgjegjshmëria dhe ndjeshmëria e saj për të prekur dhe trajtuar me vërtetësi tema sociale të rëndësishme për komunitetin, bënë që Garo të dalë në pah me shkrimin e saj dhe të vlerësohet nga emra të njohur të fushës së gazetarisë në vend, të cilët kaluan në sitë dhjetra artikuj të gazetarëve aplikues që morën pjesë në këtë konkurs të organizuar nga “Faktoje”, qendra mediatike e verifikimit të fakteve, në 5-vjetorin e themelimit të saj. 

Gazetare e Durrësit pranë MCN TV, ajo u vlerësua nga juria për shkrimin me titull “Familjet pa bonus qiraje rikthehen në pallatet e pabanueshme” me motivacionin “Për hulumtimin, verifikimin e kujdesshëm dhe denoncimin e fenomeneve që sjellin pasoja për jetën dhe sigurinë e komuniteteve të prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe nxitjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies së autoriteteve publike”. Shkrimi sjell realitetin e trishtë të shumë familjeve të prekura nga tërmeti që në përballje me situatën e krijuar, premtimet e pambajtura dhe problemet social-ekonomike të krijuara për pasojë, u detyruan të marrin vendime të rrezikshme për sigurinë e tyre.

Ervina Garo e nisi angazhimin e saj në media shumë herët për t’iu përkushtuar më pas, plot pasion, profesionit të bukur të mësimdhënies nga i cili ruan kujtime të bukura dhe gjurmët e paharrueshme që ka lënë te shumë nxënës të saj. Vitet e fundit, ajo iu rikthye pasionit të hershëm, gazetarisë duke raportuar me objektivitet dhe profesionalizëm mbi ngjarjet aktuale, problemet sociale, kulturore dhe ekonomike të qytetit të Durrësit dhe më gjerë. 

 

@zërionline 

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...