Njësia Antiskifter heton mbi origjinën, gjykata vendos për të arrestuarit

Date:

Share post:

“Aksesorët” e paligjshëm lënë në qeli pronarin dhe pasagjerin e fugonit ku u gjetën sendet me vlerë që tentuan të futen në vend nga porti i Durrësit dhe dyshohet të jenë vjedhur në vendet e BE-së. Për shoferin e mjetit u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Me t’u dhënë vendimi ai është lënë i lirë dhe do të qëndrojë në banesën e tij në Bajram Curri deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Durrësit vleftësoi të ligjshëm arrestimin e tre personave në fillim të muajit prill në portin e Durrësit, në kuadër të operacionit “Aksesorët” dhe caktoi masën shtrënguese “arrest në burg” për Behar Rexhën, 35 vjeç, pronar i automjetit dhe Mateos Ramën, 31 vjeç, pasagjer në këtë mjet. Masë më e butë u dha nga gjyqtari i seancës për Eduart Selimin, 40 vjeç.

Të tre të dyshuarit akuzohen nga prokuroria e Durrësit si persona të dyshuar për veprat penale të “Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë” në bashkëpunim dhe të “Pastrimit te produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.

Arrestimi i tyre u bë si rezultat i kontrolleve të imtësishme nga shërbimet e Policisë Kufitare në port dhe u deklarua si goditje e tentativës për të futur në Shqipëri, sende me vlerë të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale. Policia deklaroi se pronari i këtij fugoni tip Benz është shtetas me precedent të theksuar kriminal. 

Sendet e sekuestruara konsistojnë në 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 25 monedha të prerjes 2 euro, një bllokues valësh, 6 celularë dhe automjeti ku u gjetën.     

Sendet me vlerë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me fugonin ku u gjetën dhe 3 pasaporta, ndërkohë vijojnë hetimet në bashkëpunim me Njësinë Antiskifter dhe homologët në vendet e BE-së, për përcaktimin e origjinës së sendeve me vlerë dhe për dokumentimin e veprimtarive kriminale të të dyshuarve.   

©️zërionline

 

 

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...