Ja pse ra akuza e pengmarrjes për të arrestuarin e RENEA-s 

Date:

Share post:

“Pengmarrja e fëmijëve”, Ngjarja që nxorri në pah pasojat fatale të përdorimit të narkotikëve tek e gjithë shoqëria. 

Fëmijët vunë në lojë babain nën efektin e narkotikëve, por dhe policinë e të gjithë opinionistët. Prokuroria heq akuzën e pengmarrjes dhe kundërshtimit të policisë ndaj Aleks Markut. 

“Djali më tha se po i sulmonin. Nuk i pashë, po qëllova.”Këtë ka deklaruar në sallën e gjyqit Aleks Marku për të cilin Gjykata e Durrësit caktoi “arrest në burg”. 40-vjeçari u arrestua nga forcat RENEA të mërkurën, pasi qëlloi me automatik dhe mbajti peng dy fëmijët e mitur.

Në gjykatën e Durrësit u zhvillua me dyer të mbyllura seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj Markut. Gjyqtari Shkëlzen Liçaj e vleftësoi të ligjshëm arrestimin dhe pasi dëgjoi palët caktoi masën shtrënguese “arrest në burg” pa afat për të.

40-vjeçari në dëshminë e tij pas arrestimit deklaroi se ka qëlluar me armë pasi dyshonte se po e sulmonin brenda banesës që kishte marrë me qira buzë detit në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Edhe nga deklarimet në sallën e gjyqit ku deklaroi se qëlloi për të mbrojtur fëmijët dhe pse nuk shihte njeri krijohet përshtypja se duke parë gjendjen e babait, që dyshohet se ishte nën efektin e narkotikëve, fëmijët e kanë vënë në lojë gjë që ka rezultuar fatale pas reagimit me armë të tij.

Prej pak javësh, ai ishte vendosur me familjen në Durrës për t’i shpëtuar kërkimit të mundshëm policor pas thyerjes së masës së sigurisë “arrest në shtëpi” në shtetin fqinj Itali, ku është nën hetim për vjedhje.

Marku u paraqit pa avokat mbrojtës, ndaj iu caktua kryesisht nga gjykata, ndërsa në sallë nuk ka pasur as familjarë të tij. Ndaj Markut rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje, shkatërrimit të pronës dhe prishjes së rendit e qetësisë publike, ndërsa kanë rënë akuzat për heqje të paligjshme të lirisë dhe kundërshtim i forcave të policisë.

@zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...