Sfida e të lexuarit në ditët e sotme

Date:

Share post:

Leximi ka një ndikim të madh dhe të shumanshëm pozitiv në formimin dhe jetën e individit, por në ditët e sotme është kthyer në një sfidë për shumë breza. Ai jo vetëm që zgjeron dijet, imagjinatën dhe horizontet tona, por gjithashtu ndihmon në zhvillimin e mendimit kritik, rritjen e empatisë dhe përmirësimin e aftësive të komunikimit. Leximi na ofron mundësinë për të eksploruar botë të reja, për të kuptuar perspektiva të ndryshme dhe për të mësuar nga përvojat e të tjerëve.

Megjithatë, shumë pak persona i kushtojnë vëmendje librit dhe të lexuarit si një proces që duhet të na shoqërojë gjithë jetën. Disa për shkak të moshës dhe uljes së shikimit dhe përqendrimit e kanë të vështirë të lexojnë rregullisht. Të tjerë, për shkak të mosvlerësimit dhe një marrëdhënieje të vakët me librin, krijuar që në fëmijëri, e reflektojnë këtë me mungesën qoftë edhe të një biblioteke modeste në shtëpi. Shumë të tjerë, të lodhur nga një ditë e ngarkuar pune, as nuk e marrin në konsideratë leximin si një akt shlodhës dhe të vlefshëm.

Por situata nuk është dëshpëruese, pasi ka mjaft persona të tjerë, të grupmoshave të ndryshme, që lexojnë dhe përpiqen të pasurojnë rregullisht bibliotekat personale. Ata e kuptojnë rëndësinë e leximit dhe përpiqen ta integrojnë atë në jetën e tyre të përditshme, pavarësisht sfidave dhe angazhimeve të përditshme.

Roza dhe Pranvera, dy mësuese në pension, tregojnë se jo vetëm që vazhdojnë të mbajnë lidhje të forta me librin, por dhe e nxisin dashurinë për librin dhe të lexuarit edhe te fëmijët, nipërit dhe mbesat, si një zgjedhje më cilësore në krahasim me lundrimin në internet. Ato besojnë se leximi është një aktivitet thelbësor për zhvillimin personal dhe kulturor dhe përpiqen ta transmetojnë këtë pasion te brezat e rinj.

Leximi është një pasuri e paçmuar që ka fuqinë të ndryshojë jetët tona. Është e rëndësishme që të ndërgjegjësohemi për vlerën e tij dhe të përpiqemi ta bëjmë pjesë të pandashme të jetës sonë të përditshme. Kështu, mund të ndërtojmë një shoqëri më të ditur, më të ndjeshme dhe më të aftë për të përballuar sfidat e kohës moderne.

©️zërionline

*Ripublikimi i materialeve tona lejohet vetëm nëse bëhet citimi i autorit, burimit origjinal.

spot_img

Artikuj të lidhur

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340 mijë nxënës do...

Roskovec/ Plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas burimeve daja i deputetes Zegjine Çaushi ka shkuar...

“Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit...

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...