Aksidenti/ Humb jetën 16-vjeçari, plagoset një tjetër 

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit-Maminas, në Hamallaj të Durrësit.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 15:40, automjeti i drejtuar nga 25-vjeçari O. M. u përplas me një automjet tjetër, të drejtuar nga 20-vjeçari Eriseld Kamberi, ku ndodhej edhe pasagjeri 16-vjeçar Alban Hasrama. Hetimet paraprake tregojnë se automjeti ku ndodheshin dy të rinjtë i ndërpreu rrugën mjetit tjetër për të kaluar nga rruga kryesore për të hyrë në Hamallaj.

Fatkeqësisht, Hasrama humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa Kamberi mbeti i plagosur dhe u transportua menjëherë në spitalin e traumës në Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...