Dy të rinj humbin jetën në rrugë, plagoset një i tretë

Date:

Share post:

Këtë fundjavë, dy ngjarje të rënda rrugore shkaktuan humbjen e jetës së dy të rinjve, përkatësisht 16 dhe 22 vjeç, si dhe plagosjen e një 20-vjeçari.

Aksidenti i parë ndodhi në orët e pasdites në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit-Maminas, në Hamallaj. Sipas burimeve policore, një automjet i drejtuar nga një 25-vjeçar u përplas me një tjetër automjet, ku ndodheshin drejtuesi 20-vjeçar, Eriseld Kamberi, dhe pasagjeri 16-vjeçar, Alban Hasrama. Për fat të keq, 16-vjeçari Hasrama humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa Kamberi u plagos dhe u transportua menjëherë në spitalin e traumës në Tiranë. Nga hetimet e para rezulton se automjeti i 20-vjeçarit ka ndërprerë rrugën kryesore për të kaluar në atë dytësore, duke u përplasur me automjetin që vinte nga Gjiri i Lalëzit.

Disa orë më vonë, një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në hyrje të Durrësit, tek Ura e Dajlanit. Automjeti me drejtues shtetasin Albi Hoxha, 22 vjeç, humbi kontrollin mbi mjetin dhe u përplas lehtë me trafikndarësen. Nga veprimet e para hetimore, policia bëri me dije se i riu dyshohet të ketë pësuar një arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Dy aksidentet tragjike kanë tronditur opinionin publik, duke ngritur edhe një herë shqetësimet për sigurinë rrugore dhe nevojën për kujdes të shtuar nga të gjithë përdoruesit e rrugës, veçanërisht në këtë stinë të nxehtë. Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin plotësisht rrethanat e këtyre ngjarjeve.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...