Eja në Durrës, Nis edicioni XIX i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës

Date:

Share post:

I organizuar si gjithmonë në muajin korrik, Festivali synon t’i dhurojë publikut të tij mbrëmje të jashtëzakonshme emocionesh unike, të papërsëritshme gjetkë, ku sharmi i vendeve të përzgjedhura, të bashkohet me muzikën dhe performancat e artistëve, në ngrohtësinë e mbrëmjeve të verës, gjithmonë me profilin e detit në horizont. Edhe koncertet e këtij edicioni do të zhvillohen në KonKatedralen “Shën Luçia” nga data 03 deri me 25 korrik 2024.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës, që zhvillohet suksesshëm në qytetin e Durrësit që prej vitit 2006, është një projekt origjinal që synon të zhvillojë më tej ofertën turistike të qytetit bregdetar, me evente prestigjioze të vendosura në mjedisin magjepsës që ofron historia dhe lashtësia e këtij qyteti.

Ky Festival është kthyer në një takim konstant në kalendarin kulturor të verës së Durrësit, duke afruar një numër gjithnjë e më të madh entuziastësh, të tërhequr jo vetëm nga emrat e artistëve të njohur ndërkombëtarisht, por edhe mbi të gjitha, nga magjia që sjellin këto vende dhe site, që padiskutim rrezatojnë në ritmin e muzikës.

Edicioni i këtij viti i Durrës Chamber Fest, edhe këtë herë, pritet të surprizojë me prurjet më të reja, nën drejtimin artistik të, Nevila Kalaja Herczegh, violiniste dhe pedagoge e violinës në Universitetin e Arteve Tiranë.

Festivali i muzikës klasike u ideua me qëllimin për të siguruar një vazhdimësi jo vetëm në njohjen e kulturave të ndryshme nëpërmjet artistëve të muzikës të ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, etj, por edhe me dëshirën e madhe dhe vullnetin konkret për t’u ballafaquar me këto realitete kulturore me anë të bashkëpunimit dhe shfaqjeve të përbashkëta me instrumentistë shqiptarë dhe të huaj.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...

Gjilan/65-vjeçari dyshohet se vrau djalin 27-vjeçar dhe nipin foshnjë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u...

Kosovë/Gjenden pa jetë një 27-vjeçar dhe një foshnjë

Një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës, 1 nëntor, brenda një...

Incidenti gjatë ekskursionit në Mal të Zi, lirohen 4 gjimnazistët e Durrësit

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë lënë të lirë nga policia malazeze, pas...