Durrësi në pritje të spektaklit italian të Varkave me vela

Date:

Share post:

Nuk ndodhi siç pritej, varkat me vela nuk mbërrijnë këtë të shtunë, më 6 korrik, siç ishte parashikuar në Durrës. Edhe fshati turistik që do të hapej mesditën e së shtunës në shëtitoren “Taulantia” në kuadër të kësaj ngjarjeje të bukur sportive ujore nuk është ngritur në kohë. Ky fshat buzë detit do të shërbente si atraksion i veçantë, pasi të gjithë të apasionuarit pas varkave me vela do të mund të merrnin të gjithë informacionin e nevojshëm për këtë tur, varkat pjesëmarrëse, sportistët e përfshirë në këtë tur etj.

Gjithsesi, e diela premtohet të jetë dita e varkave me vela, që e përfshin për herë të parë Durrësin në xhiron e velave të Italisë, event ky i Marinës Ushtarake Italiane.  

Gara ka nisur nga Xhenova. Varkat me vela do të ndalojnë në 10 qytete turistike, 9 prej tyre në Itali dhe për herë të parë, një ndalesë e këtij turi do të jetë në Durrës.

Mëngjesin e së dielës pritet mbërritja e afro 30 varkave me vela pjesëmarrëse në këtë tur, të cilat do të mund të admirohen nga shëtitorja “Taulantia”.

Ceremonia e mikpritjes është parashikuar të zhvillohet mbrëmjen e së dielës në shëtitore, ndërsa mëngjesin e së hënës, 9 korrik, varkat me vela do të largohen nga Durrësi për të vijuar xhiron e tyre, drejt ndalesës së radhës në Itali.

Janë 10 etapa për ekipet që garojnë në kategoritë Offshore, Inshore dhe Boards. Ky event sportiv i shërben edhe promovimit të turizmit dhe bukurive të qytetit dhe vendit tonë. 

@zërionline

Na mbetet vetëm të presim 7 korrikun kur varkat me vela të mbërrijnë në Durrës.

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...