Një ditë me vonesë, Spektakli i Varkave me vela mbërrin në Durrës

Date:

Share post:

Ndryshe nga sa ishte premtuar më 6 korrik, pasditja e së dielës solli varkat me vela në Durrës. Sipas bashkisë Durrës,  mungesa e erës e vështirësoi mbërritjen e tyre në kohë. Për herë të parë, Durrësi përfshihet në xhiron e velave të Italisë, një event i njohur i Marinës Ushtarake Italiane.

Gara ka nisur nga Xhenova dhe varkat me vela do të ndalojnë në 10 qytete turistike, 9 prej tyre në Itali, dhe për herë të parë, një ndalesë e këtij turi bëhet edhe në një qytet shqiptar, Durrësi. Afro 30 varka me vela, pjesëmarrëse në këtë tur, do të mund të admirohen nga shëtitorja bregdetare “Taulantia”, ndërsa ceremonia e mikpritjes është parashikuar të zhvillohet mbrëmjen e së dielës në shëtitoren bregdetare.

Janë 10 etapa për ekipet që garojnë në kategoritë Offshore, Inshore dhe Boards. Ky event sportiv i shërben edhe promovimit të turizmit dhe bukurive të Durrësit dhe Shqipërisë.

Në fillimjavë, varkat me vela do të largohen nga Durrësi për të vijuar xhiron e tyre drejt ndalesës së radhës në Itali.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...