Rritja e Divorceve në Durrës, Pasqyrë e problematikave të familjes dhe shoqërisë sot

Date:

Share post:

Në Durrës, numri i divorceve po përjeton një rritje të ndjeshme, duke reflektuar një situatë shqetësuese në raportet familjare dhe qëndrueshmërinë sociale. Sipas të dhënave nga Gjykata e Durrësit, vitin e kaluar janë regjistruar 662 raste të zgjidhjes së martesave. Edhe gjashtëmujori i parë i këtij viti ka një numër të lartë të çifteve që i janë drejtuar gjykatës për shkurorëzim, rreth 400 raste. Faktorët kryesorë të kësaj rritjeje janë kryesisht ndryshimet shoqërore. Çdo ditë në gjykatë zhvillohen 10-17 seanca me objekt “padi për zgjidhje martese”. Shpesh këto gjyqe zgjasin shumë duke tensionuar dhe më tej marrëdhëniet mes çiftit dhe rënduar gjendjen psikologjike dhe ekonomike të fëmijëve që në jo pak raste mbesin peng të konflikteve mes bashkëshortëve.

Avokatja Erisilda Shpata thotë se konfliktet në çift që çojnë drejt ndarjes vijnë kryesisht si pasojë e gjendjes ekonomike, dhunës verbale dhe fizike, ndërsa “ka një shtim të rasteve të zgjidhjes për shkak të statusit emigrant të njërit prej bashkëshortëve, tradhtisë bashkëshortore, kjo kryesisht e zbuluar përmes komunikimit në rrjetet sociale, si Facebook, Instagram e Tik-tok”.

I gjithë ky proces shoqërohet me tensione të larta dhe pasoja të shumta në gjendjen emocionale dhe shëndetin mendor të anëtarëve të familjes. Përveç bashkëshortëve, pasojat më së shumti rëndojnë tek fëmijët që shpesh ndjehen edhe fajtorë për shkak të keqmenaxhimit të situatës nga prindërit që shpesh shpërthejnë para fëmijës duke vjellë vrer ndaj prindit tjetër.

Ekspertja e gjykatës Afërdita Mehmeti shprehet se nëse dy prindër bëjnë një divorc dhe mes tyre s’ka më harmoni, kjo është zgjidhja më e mirë, që përbën lehtësi edhe për fëmijën, por të dy duhet të ruajnë sa më shumë qetësi gjatë këtij procesi të vështirë për të gjithë.

“Ajo që pyesin më shpesh fëmijët është pse. Pse po ndahen mami dhe babi? Pse janë të zemëruar? Pse ata duhet të jetojnë vetëm me njërin prind? Pse tjetri ikën nga shtëpia? Mos jam unë fajtor? Të gjitha këto lidhen më shëndetin mendor. Mënyra si ata ndërveprojnë nga njëra shtëpi në tjetrën, nuk arrijnë ta perceptojnë këtë lëvizje mes banesave të ndryshme. Në mësime ka rënie, ka ndryshime në sjellje, shpesh dhe agresivitet në raport me moshatarët, kur zgjidhja e martesës në familje shoqërohet me debate, sicc ndodh rëndom për fat të keq. Ndaj të rriturit, prindërit duhet të reflektojnë dhe për atë që po u ndodh fëmijëve të tyre në gjithë këtë situatë”, tregon ekspertja Mehmeti nga përvoja shumëvjeçare në gjykatë me rastet e divorceve dhe fëmijëve.

Përveç këtyre pasojave, divorcet kanë dhe kosto financiare. Në Durrës një divorc kushton minimalisht 100-150 mijë lekë, perpos ecejakeve, ku përveç avokatit mbrojtës përfshihet dhe ekspertiza e psikologut kur çifti ka fëmijë. Sipas avokates Shpata, për shumë çifte, veçanërisht gratë, është një kosto e papërballueshme dhe kërkohet më shumë suport.

Ndërkohë rritja e numrit të ndarjeve kërkon vëmendje dhe veprime të menjëhershme edhe nga institucionet publike dhe shoqatat që ofrojnë shërbime psiko-sociale për të ofruar mbështetje për të divorcuarit dhe veçanërisht fëmijët që përballen me pasojat e ndarjes dhe shpesh nga qendrimet e prinderve ndjehen fajtorë për të.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...