Një turiste sllovake ka humbur jetën në plazhin e Golemit. 61-vjeçarja është mbytur në det, në rrethana ende të paqarta. Policia bën me dije se rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.
Kujtojmë se disa ditë më parë, edhe një vogëlushe sllovake 8-vjeçare humbi jetën në një aksident automobilistik në Gjirin e Lalëzit. Vogëlushja kishte ardhur me familjen për pushime.
@zërionline


