E rëndësishme/ Kryeministri Rama: Së shpejti nis rivlerësimi i pasurive të paluajtshme

Date:

Share post:

Gjatë një takimi me kryebashkiakët e vendit, këtë të mërkurë, Kryeministri Edi Rama tha se ka nisur puna për referencat e reja në lidhje me rivlerësimin e pasurive, proces ky që do të jetë i hapur për një vit.

“Procesi i rivlerësimit të pasurive, dua të jem i qartë se e kemi bërë proces dy herë. Ky nuk është proces që mund të bëhet rregullisht sepse në thelb kjo është një amnisti por ka edhe një kosto të rëndësishme për buxhetin e shtetit pasi në momentin që bëhet rivlerësimi shmanget tatimi 15 përqind mbi shitjet në vijim. Duke qenë se e para rivlerësimi është bërë bazuar në faktin që nuk ishin referencat e reja, sot me referencat e reja, mund t’ju japim absolutisht të drejtë qytetarëve që të kenë një shas të fundit për këtë dhe të konkludojmë punën e nisur, por referencat e reja në qytetet e tjera dhe jo vetëm në Tiranë. Sot minimalisht vija bregdetare nuk është me ato çmime reference që janë nga e shkuara.

Për këtë arsye, ne e kemi nisur punën për referencat e reja, do të konkludojmë brenda 40-45 ditëve të ardhshme këtë, do të ndërtojmë një proces që rivlerësimi të jetë i hapur një vit, duke nisur me fundshtatorin dhe ndërkohë duhet të jetë e qartë dhe diçka tjetër se rivlerësimi i parë është bërë me 1 përqind, i dyti me 3 dhe i treti do të jetë me 5. Për këtë është e rëndësishme që të gjithë ju dhe posaçërisht bashkitë ku ka më shumë kërkesë të komunikojmë me qytetarët që kjo është e fundit. E rëndësishme të mos e lëmë këtë shans, sepse duhet të kenë një barrë shumë të madhe kur do të bëjnë shitjet. Buxheti humbet një sasi të konsiderueshme por na intereson formalizimi i pasurisë në territor dhe në fund të fundit janë qytetarët ata që i paguajnë taksat dhe përfitojnë drejtpërdrejtë. Për këtë, ju lutem shumë, të ndërmerrni një proces komunikimi”, tha Rama.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...

Pas ditëve të tëra luftë me flakët, shuhen vatrat në vend! Asnjë aktive në të gjithë territorin

Sot është dita e parë pa asnjë zjarr. 10 vatra janë shuar, ndërsa nuk raportohen as aktive dhe...