Zjarrvënie e qëllimshme në Golem dhe Rrogozhinë, Policia arreston dy persona

Date:

Share post:

Zjarrvënia në stinën e verës është kthyer në një fenomen të rëndomtë, pavarësisht pasojave të rënda që shkakton. Policia e Shtetit arrestoi dy persona të dyshuar për zjarrvënie mesditën e djeshme në zonat e Golemit dhe Rrogozhinës. B. H., 60 vjeç, nga fshati Zigxhafaj, dhe Z. S., 58 vjeç, nga fshati Sineballaj, dyshohen për ndezjen e zjarreve që kanë rrezikuar banesa dhe kanë djegur parcela të mbjella me ullinj dhe pemë të tjera frutore, si dhe sipërfaqe pyjore.

Zjarrfikësit dhe Forca e Sigurisë Kombëtare, të asistuar nga një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, neutralizuan flakët, duke shpëtuar banesat. Hetimet dhe veprimet operacionale të menjëhershme çuan në arrestimin e dy të dyshuarve. 

B. H. akuzohet për ndezjen e zjarrit në pronën e tij, për të djegur mbeturina, që përhapën flakët dhe rrezikuan banesat dhe tokat përreth. Ndërsa, Z. S. dyshohet për një akt të ngjashëm në pronën e tij, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje të mbjellë me ullinj.

Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia apelon qytetarët të mos ndezin zjarre, duke paralajmëruar reagime të menjëhershme dhe ndjekje penale për autorët.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se kanë vendosur armë në orbitë, një zhvillim...

Lamtumirë Flora Brovina, ikonë e qëndresës! Nga mjeke gazetare dhe poete, në burgjet e Serbisë dhe në Kuvendin e Kosovës

Flora Brovina nuk ishte vetëm një emër i politikës së Kosovës. Ishte mjeke që gjendej pranë fëmijëve në...

Ervin Mata drejt Shqipërisë, Gjykata Supreme e Brazilit miraton ekstradimin

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë, ku ai kërkohet nga SPAK...

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...