390 milion euro per portin e ri tregtar në Porto Romano, hapet gara! Kryeministri Rama nuk kursen ironinë. Punimet do të fillojnë në pranverë

Date:

Share post:

Nga Durrësi është deklaruar e hapur gara për tenderin e ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano me një fond limit prej 390 milion eurosh, për të cilën kanë shfaqur interes dhe kompani me reputacion të mirë në nivel ndërkombëtar. Gara e tenderimit vjen pasi kompania e njohur holandeze Royal Haskonening ka përfunduar fazën e studimit të fizibilitetit dhe projektimit. Kjo garë do të kalojë në tre faza dhe pritet që punimet të fillojnë pranverën e vitit të ardhshëm. Kryeministri Rama tha se kjo garë ndërkombëtare, nën udhëheqjen e kompanisë holandeze, do të garantojë sukses në ndërtimin e portit të ri dhe do t’i japë kontribut ekonomisë.

Ky port i jep Shqipërisë një fuqi në rajon, e bën një pikë kyçe për tregtinë dhe për sigurinë e të gjithë rajonit. Përmes 2 porteve të thata që do të ndërtohen do të orientohen flukse shkëmbimesh. Porti do të sjellë punësim cilësor të mirëpaguar. Durrësi me këtë port dhe me portin turistik që është në rrugën e vet normale të ndërtimeve dhe me projektet e tjera që po bëjmë gati, më në fund do të ketë të gjitha atë peshë që duam t’i japim dhe do të rifitojë atë reputacion që ka pasur në kohë të vjetra dhe sidomos në marrëdhënien me Italinë.”

 Kreu i ekzekutivit shqiptar nuk e ka kursyer as ironinë në raport me garuesit dhe lojën e tyre për të rritur vlerën e punimeve.

“Royal Haskoning sjell për ne mundësinë që të kemi një nga mjeshtrat më mbreslënës të gjithë botës së inxhinierisë. Royal Haskoning do ta shoqërojë projektin, duke qenë partneri i qeverisë shqiptare për të mbikqyrur të gjithë procesin, nga gara ndërkombëtare te punimet që do të bëhen në port. Deti ka shumë lloj speciesh dhe dihet se specia e njohur si më e frikshme është peshkaqeni. Ata që ndërtojnë porte, janë peshkaqenët e tokës, me vjen mirë që kanë ardhur, ndër kompanitë e listuara, pesë prej tyre janë më të mëdhatë në botë, por historia e zhvillimit të porteve ka treguar se nëse këto kompani gjejnë shesh, bëjnë një përshesh aq të madh sa atë shumën në fillim të tenderit ta çojnë dyfish trefish, katërfish, nëse nuk ke peshkatarë peshkaqenësh. Royal Haskoning na ka sjellë peshkatarin e duhur për t’i mbajtur peshkaqenët brenda rregullave, ndaj nga peshkaqenë do t’i bëjmë delfinë që në fund do të na japin një spektakël ku të gjithë do të dalin të fituar”, tha Rama.

Zv.kryeministrja Balluku e vlerësoi projektin si një nga më të rëndësishmit në historinë infrastrukturore shqiptare

“Sot, çelja e garës është një nga momentet më të veçanta, e kemi quajtur porti i shqiptarëve, se do i shërbejë edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i lidhur nëpërmjet hekurudhës me Prishtinën dhe Strugën. Duket si një rrugë e lehtë dhe një rezultat që do të vijë shpejt, por sot këtu kurorëzohen katër vite punë intensive, nga një grup ekspertësh që arrijnë deri në 100. Janë mbi 420 mijë orë pune, një mal me analiza dhe studime, po t’i shtrinim këto letra A4 në bregdetin shqiptar, nuk do të mjaftonte. Ky interes na nderon dhe na ve në kushtet e një përgjegjësie të madhe. Duam të ndërtojmë një port dyfish më të thellë, për t’i shërbyer të gjithë rajonit, duam të ndërtojmë një terminal kontejnerësh trefish më të madh, sipërfaqe të dedikuara për entet ligjzbatuese, në infrastrukturë detare që hedh bazat për një zhvillim të mëtejshëm, duam të ngremë një infrastrukturë për bazën detare. Durrësi dhe Porto Romano janë anët e së njëjtës medalje”, tha Balluku.

Në Porto Romano, qeveria po shikon edhe mundësinë e financimit për ndërtimin e një baze ushtarake të NATO-s, si pjesë e portit tregtar.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...