Anija “Palinuro” e marinës ushtarake italiane hap dyert për publikun

Date:

Share post:

Një mundësi e artë për të parë nga afër dhe vizituar një anije historike të marinës ushtarake në Durrës, këtë fundkorriku.
Nga data 30 korrik deri më datë 2 gusht, anija “Palinuro” do të kryejë një ndalesë në portin detar të Durrësit gjatë së cilës do të presë në bord edhe qytetarët, duke u dhënë kështu të gjithëve mundësinë për të përjetuar një përvojë të paharrueshme në një prej perlave të marinës historike italiane. Lajmi është dhënë nga Marina Ushtarake përmes një njoftimi të ambasadës italiane në Tiranë. Në anije gjatë kësaj vizite do të mirëpriten edhe studentët nënoficerë të kategorisë së timonierëve.

Ambasada italiane në vendin tonë njofton se “Palinuro” vjen në Durrës pas ndalesës në Lussinpiccolo në Kroaci që u mbyll me pjesëmarrjen e studentëve të vitit të 2° të kursit për marshall në kategorinë e timonierëve të Shkollës së Nënoficerëve të Taranto-s.

Orari gjatë të cilit anija do të jetë e hapur për publikun në portin e Durrësit:

  • e Martë 30 korrik, prej orës 16.00 deri më 20.00
  • e Mërkurë 31 korrik, prej orës 09.00 deri më 12.00 dhe prej orës 16.00 deri më 20.00
  • e Enjte 1 gusht, prej orës 09.00 deri më 11.30

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...