Kërcënuan Armand Dukën, Policia kap dhe vë në pranga 5 shtetas si dhe procedon penalisht dy të tjerë.

Date:

Share post:

Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Redian Haxhi, 30 vjeç, Petrit Selmani, 26 vjeç, Brajan Selmani, 20 vjeç, Santiago Selmani, 22 vjeç dhe Nazmi Selmani, 57 vjeç.
Të gjithë janë banues në Krujë.
U proceduan në gjendje të lirë edhe Andi Selmani, 24 vjeç dhe Ardian Selmani, 39 vjeç.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës kreun e FSHF-së, Armand Duka, 62 vjeç, banues në Durrës. Më pas, rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa me qëllim kërcënimin e tij.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Në qendër të hetimeve që çuan në arrestimet e sotme është biznesmeni Nazmi Selmani, i cili është president i klubit “Iliria” të Fushë Krujës. Selmani ka pasur një konflikt të fortë me Dukën lidhur me një vendimmarrje të tij. Përveç tij, të arrestuar dhe të proceduar janë edhe djemtë dhe të afërmit e tij, të cilët janë të lidhur ngushtë me ngjarjen. Këto arrestime shënojnë një përshkallëzim të situatës mes dy palëve dhe kanë ngritur shqetësime për ndikimin e tyre në rrethin e biznesit dhe sportit në zonë. Paraprakisht thuhet se Duka nuk ka pranuar që ta ndihmojë për të futur si futbollist njërin nga djemtë, po kjo nuk është konfirmuar ende.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...