Festivali folklorik ndërkombëtar sjell ritmet e Ballkanit dhe Evropës në Durrës

Date:

Share post:

Mbrëmjen e kaluar, sheshi kryesor i Durrësit u kthye në një arenë të kulturës dhe traditave, duke pritur DurrësFest, festivalin folklorik ndërkombëtar, që mblodhi së bashku ansamble folklorike nga disa vende të Ballkanit dhe Evropës. Me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Italia, Polonia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut, festivali solli një festë ngjyrash, ritmesh dhe vallesh tradicionale.

Moderatorja Jilldiz Nebi nga Ohri, bashkëorganizatore e DurrësFest, thotë për Zëri Online se festivali shënoi edicionin e tij të katërt dhe shpreson që të ngjallë dhe më shumë interes tek publiku në sezonet e ardhshme.

Ansamblet e ndryshme nga Durrësi, Drenica, Sçilia, Ostrovsko, Izmiri etj. u ngjitën në skenën e ngritur para teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar, duke prezantuar një pjesë të trashëgimisë kulturore të vendit dhe krahinës. Nga vallet energjike shqiptare, te muzika tradicionale italiane dhe polake dhe deri te tingujt orientale të grupeve nga Turqia, spektatorët përjetuan një larmi të kulturave.

“Jam nga New York dhe më pëlqen të eksploroj kulturat e ndryshme. Më pëlqen ky vend. Shoh shumë familje bashkë. Plazhi, natyra janë fantastike. Edhe ky festival që sjell traditën dhe bashkon vendet përmes valles dhe muzikës tradicionale. Më pëlqyen shumë kostumet popullore të grupit turk dhe muzika e grupit që po performon tani, Kosovës. Shqiptare, apo jo?”, u shpreh një turist amerikan që vazhdimisht filmonte pjesë të ndryshme nga aktiviteti për t’i marrë me vete si pjesë të kujtimeve të krijuara nga pushimet në Shqipëri.

Edhe një çift lituanez që po pushon në Durrës këto ditë u shprehën të kënaqur nga eventi

“Është bukur të jesh këtu. Na pëlqen. Muzikë e këndshme. Edhe vallet, kostumet. Atmosferë e bukur.”

Ky festival dhe të tjerë të këtij lloji jo vetëm që promovojnë turizmin kulturor, kulturën dhe traditat, por gjithashtu forcojnë lidhjet midis popujve të ndryshëm, duke krijuar ura miqësie përmes artit dhe muzikës popullore, që gjithnjë e më shumë pëlqehet nga qytetarët e kombësive të ndryshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...