Kryeministri Edi Rama i konsideron sulmet kibernetike si një “luftë të mirëfilltë” që duhet trajtuar me seriozitet maksimal.
Gjatë një paneli me temë “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, moderuar nga Steve Clemons, Rama u pyet për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.
“Së pari, përpara se të shtrojmë pyetjen se çfarë duhet të ndodhë që ta konsiderojmë luftën kibernetike si një luftë të mirëfilltë dhe të ndërmarrim kundërsulme sipas një kuadri rregullash të përshtatshme, duhet të pyesim: Çfarë dëmesh mendore dhe fizike duhet të ndodhin te fëmijët tanë për ta konsideruar median sociale si një problem të rëndë?

E rikthehem në këtë pikë sepse mendoj se është thelbësore për përgjigjen time.
Ne jemi ende larg trajtimit të duhur të botës digjitale në tërësi, e cila vazhdon të zhvillohet, të zgjerohet dhe të përfitojë terren në botën reale, duke sjellë përfitime, por edhe kërcënime të mëdha, dhe bashkë me kërcënimet, edhe pasoja të rënda,” u shpreh Rama.
©️zërionline


