Morën peng dhe kërcënuan një 44-vjeçar, policia arreston vëllezërit Gecaj, zbardhet motivi

Date:

Share post:

Të dyshuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dy vëllezër me banim në Durrës u arrestuan në flagrancë pas një incidenti në Durrës. Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga vetë shtetasi B. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 të qytetit.

Sipas hetimeve paraprake, Aleksandër dhe Lulash Gecaj, të moshave përkatësisht 25 dhe 29 vjeç, kishin punuar më parë me 44-vjeçarin në sektorin e ndërtimit, ku kishin pasur konflikte të përsëritura lidhur me çështje pune dhe pagesash. Konflikti i fundit midis tyre ndodhi një ditë më parë në një lokal në zonën e plazhit, pranë banesës së 44-vjeçarit, ku pas debatit, dy vëllezërit e detyruan atë të hynte në makinën e tyre dhe e çuan në zonën e ish-Kënetës, ku e kërcënuan për motive të dobëta.

Pas marrjes së kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh organizuan një operacion të shpejtë për kapjen e të dyshuarve. Vëllezërit Gecaj u lokalizuan dhe u shoqëruan në stacionin e policisë, ku pas veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë.

Si provë materiale, policia sekuestroi automjetin e përdorur në krim dhe tre aparate celularë, ndërsa materialet hetimore iu dorëzuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...