Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një fabrikë të produkteve plastike në Elbasan, e cila ndodhet në territorin e ish-kombinatit metalurgjik. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të materialeve plastike brenda objektit, duke shkaktuar një situatë të rrezikshme.

Shërbimet zjarrfikëse po luftojnë intensivisht për të vënë nën kontroll zjarrin, ndërsa një sasi e madhe tymi toksik është përhapur në të gjithë zonën dhe më gjerë në qytet. Banorët janë këshilluar të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dritaret për të shmangur ekspozimin ndaj tymit të rrezikshëm. Nuk ka dëme në njerëz, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërsa luftohet me flakët është ende herët për të diskutuar për dëmin ekologjik, apo vlerën e dëmeve materiale.
©️zërionline


