Golem, zjarrvënia e qëllimshme prangos të riun

Date:

Share post:

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës, pasi dyshohet se i vuri zjarrin një stalle bagëtish, në Golem, për motive të dobëta. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha, duke përfshirë shkatërrimin e një objekti njëkatësh, djegien e sipërfaqes përreth dhe të bazës ushqimore për bagëtitë.

Falë hetimeve intensive dhe operacioneve të kryera nga policia, u arrestua shtetasi Edison Ajazi, 25 vjeç, banues në Golem. I riu dyshohet se i ka vënë zjarrin stallës së kushëririt të tij, gjë që ka sjellë përhapjen e flakëve dhe shkatërrimin e pronës përreth.

Materialet e hetimit i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, ndërsa ndaj të riut rëndon akuza për “Shkatërrimin e pronës me zjarr”.

Policia apelon për qytetarët që të mos kryejnë veprime të tilla të rrezikshme dhe të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo veprimtarie të paligjshme në numrin 112.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Walker: Ditë e kobshme. Ku ishte BE-ja kur serbët dhunonin shqiptarët?

Pas dënimit me 81 vite burg të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, në një prononcim për Klan Kosova, diplomati amerikan...

Operacioni “Gold”/ Arrestohet 30-vjeçari me lingota floriri në makinë luksi

Një 30-vjeçar është arrestuar në Roskovec gjatë operacionit policor të koduar “Gold”, pasi në automjetin e tij “Porsche...

Tiranë/Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren

Një 29-vjecar dhe një grua 32-vjecare, përfunduan në pranga dy ditë më parë pasi akuzohen për marrëdhënie seksuale...

Fier/Arrestohet ish-kreu i Kadastrës dhe një biznesmen ndërtimi, dyshohet se falsifikuan dokumente pronësie

Ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko janë arrestuar nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Fierit. Burime...