Dëshmia tronditëse e bashkëpunëtorit në ekzekutimin e Enver Ballës: Nga zhvendosja e trupit te inskenimi i zhdukjes

Date:

Share post:

Dëshmia e 25-vjeçarit të arrestuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e 62-vjeçarit Enver Balla nga djali i tij ka hedhur më tepër dritë mbi dinamikën e ngjarjes makabre të Shënvlashit.

Sipas grupit hetimor, i punësuar si bari në fermën e familjes Balla, Edison Brahaj ka pranuar se ditën e krimit, më 13 gusht, ka qenë disa metra larg vendit ku u ekzekutua Enveri. Ai ka pranuar se dëgjoi dy të shtëna dhe më pas është thirrur nga Aldi (Esmeraldi) për ta ndihmuar të zhvendosin trupin e viktimës të cilin fillimisht e kanë fshehur në ferra. Të nesërmen (më 14 gusht) janë kthyer dhe e morën trupin për ta hedhur në pusin afër një stani tjetër. Për këtë ai ka deklaruar se është paguar nga Esmerald Balla me 20,000 lekë, ndërsa 30-vjeçari i akuzuar për vrasje ka thënë se i ka dhënë 250,000 lekë. Pavarësisht kësaj kontradikte në “çmimin” e paguar për bashkëpunimin në krim, akuzat që rëndojnë mbi punëtorin e fermës për grupin hetimor janë të qarta: “fshehje ose asgjësim i kufomës,” “moskallëzim i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.”

Pas vrasjes dhe hedhjes në pus të kufomës, kanë tentuar të fshijnë çdo gjurmë dhe më 15 gusht, Esmerald Balla ka denoncuar në polici largimin e babait nga banesa dhe ka nisur të vijojë me skenarin e zhdukjes së babait me një grua duke marrë me vete kursimet e familjes në vlerën e 7,5 milion lekëve.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se vrasja nuk ka qenë një akt vetëmbrojtjeje, siç përpiqet ta paraqesë autori, por një ekzekutim i babait që është qëlluar me dy plumba nga pas, një plumb pas koke dhe një në kurriz. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë me intensitet për të zbuluar nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Një fakt intrigues që pret të marrë përgjigje është dhe kush e solli kasafortën e hapur me gur fresibël disa ditë pas krimit, rreth 30 metra në afërsi të banesës. Ishte 25-vjeçari i arrestuar, apo një person tjetër i përfshirë në skenarin e Esmerald Ballës për të zhdukur gjurmët e krimit përmes inskenimit të largimit të papërgjegjshëm të Enverit nga shtëpia bashkë me kursimet e familjes?

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Walker: Ditë e kobshme. Ku ishte BE-ja kur serbët dhunonin shqiptarët?

Pas dënimit me 81 vite burg të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, në një prononcim për Klan Kosova, diplomati amerikan...

Operacioni “Gold”/ Arrestohet 30-vjeçari me lingota floriri në makinë luksi

Një 30-vjeçar është arrestuar në Roskovec gjatë operacionit policor të koduar “Gold”, pasi në automjetin e tij “Porsche...

Tiranë/Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren

Një 29-vjecar dhe një grua 32-vjecare, përfunduan në pranga dy ditë më parë pasi akuzohen për marrëdhënie seksuale...

Fier/Arrestohet ish-kreu i Kadastrës dhe një biznesmen ndërtimi, dyshohet se falsifikuan dokumente pronësie

Ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko janë arrestuar nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Fierit. Burime...