Durrësi nis vitin e ri shkollor me shkolla të rindërtuara, por dhe me turn tê dytë 

Date:

Share post:

Afro 27 mijë nxënës nisën sot vitin e ri shkollor në territorin e bashkisë së Durrësit, ndërsa 1800 prej tyre u ulën për herë të parë në bankat e shkollës. Vihet re një rënie e numrit të nxënësve në sistemin e arsimit parauniversitar krahasuar me një vit më parë. Paraprakisht deklarohet se edhe këtë vit do të vijojë mësimi me turne për nxënësit e disa shkollave, si gjimnazi Gjergj Kastrioti, ai i Manzës dhe shkolla e Vadardhës, ndërsa disa të tjera në rindërtim pritet të hapen brenda vitit. Shkolla e Gjuricajt është mbyllur dhe nxënësit e paktë të saj do të shkojnë në shkollën e Ishmit. 

Rreth pesë vite pas tërmetit që shkaktoi dëme të konsiderueshme në godinat arsimore të ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm, Durrësi e nis këtë vit të ri shkollor me infrastrukturën shkollore thuajse tërësisht funksionale. Shumë shkolla në qytet dhe njësi administrative do të hapin dyert e tyre brenda muajit shtator, duke i rikthyer nxënësve dhe stafit mësimor një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.

Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore (ZVA), Amarilda Thërmija, njofton se këtë 9 shtator janë hapur shkolla 9-vjeçare “14 Nëntori”, gjimnazet “Naim Frashëri”, “Dom Nikollë Kaçorri” dhe shkollën e mesme të bashkuar të Katundit të Ri, ‘Isuf Hoti’.”

Brenda vjeshtës pritet të futen në institucionet e tyre arsimore nxënësit e shkollës “Demokracia” dhe “Riza Shera” në Radë, ndërsa pritet të përfundojë dhe gjimnazi i Manzës, si dhe shkolla e mesme sportive “Benardina Qerraxhia” ku po vijojnë punimet. Me hapjen e të gjitha shkollave të reja, procesi mësimor nuk do të zhvillohet më pasditeve.

 E vetmja shkollë, të cilës ende nuk i dihet fati, është gjimnazi “Gjergj Kastrioti”, për të cilin pritet vendimi  nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me bashkinë se kur dhe ku do të ndërtohet.

 Suksese të gjithëve në këtë vit të ri shkollor! Le të jetë plot arritje, zhvillim dhe mundësi të reja për çdo nxënës dhe mësues në Durrës dhe më gjerë!

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tjetërsimi i pronave/ 1143 hektarë tokë, në pranga 2 ish-drejtorë të Kadastrës, juristi dhe biznesmeni në Fier

Një sipërfaqe prej 1143 hektarësh tokë, e dyshuar se është tjetërsuar përmes dokumenteve të falsifikuara, është sekuestruar nga...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Walker: Ditë e kobshme. Ku ishte BE-ja kur serbët dhunonin shqiptarët?

Pas dënimit me 81 vite burg të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, në një prononcim për Klan Kosova, diplomati amerikan...

Operacioni “Gold”/ Arrestohet 30-vjeçari me lingota floriri në makinë luksi

Një 30-vjeçar është arrestuar në Roskovec gjatë operacionit policor të koduar “Gold”, pasi në automjetin e tij “Porsche...

Tiranë/Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren

Një 29-vjecar dhe një grua 32-vjecare, përfunduan në pranga dy ditë më parë pasi akuzohen për marrëdhënie seksuale...