Edi Rama cakton drejtuesit politikë të qarqeve për zgjedhjet parlamentare 2025

Date:

Share post:

Rama forcon pozitat e kryebashkiakes së Durrësit në politikë. I beson qarkun e Durrësit për zgjedhjet e ardhshme. Në Asamblenë e Partisë Socialiste të zhvilluar këtë të diel në Durrës, Kryeministri Edi Rama bëri të ditur emrat e drejtuesve politikë që do të drejtojnë çdo qark për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndryshimet e bëra në strukturën e drejtuesve politikë tregojnë për një riorganizim të rëndësishëm brenda PS-së, për të forcuar praninë e partisë në çdo qark.

Për qarkun e Tiranës, përgjegjësinë politike do ta mbajnë tre figura të rëndësishme të PS-së, Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ky kombinim tregon për një përqendrim të burimeve në kryeqytet, duke qenë se Tirana është një ndër qendrat më të rëndësishme elektorale në vend.

Ndërkohë, ka pasur edhe disa ndryshime të tjera të rëndësishme. Belinda Balluku, e cila më parë drejtonte qarkun e Dibrës, do të transferohet në Fier, ndërsa vendin e saj në Dibër do ta zërë Blendi Gonxhe. Ky ndryshim sinjalizon një riorganizim strategjik të Partisë Socialiste në këto dy qarqe.

Një vendim i veçantë ishte caktimi i Taulant Ballës si drejtues politik për votën e diasporës, një segment që po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në zgjedhjet e ardhshme.

Drejtuesit politikë për çdo qark janë si më poshtë:

  • Tiranë – Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu dhe Erion Veliaj
  • Durrës – Emirjana Sako
  • Shkodër – Benet Beci
  • Lezhë – Ulsi Manja
  • Kukës – Pandeli Majko
  • Elbasan – Arbian Mazniku
  • Fier – Belinda Balluku
  • Korçë – Niko Peleshi
  • Gjirokastër – Mirela Kumbaro
  • Berat – Ervin Demo
  • Vlorë – Bledi Çuçi
  • Dibër – Blendi Gonxhe

Ky riorganizim ka për qëllim forcimin e pozicioneve elektorale të Partisë Socialiste, duke përgatitur terrenin për një fushatë të fuqishme në zgjedhjet e ardhshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...