UGSH denoncon gjestin jo etik të deputetit Majko ndaj gazetares

Date:

Share post:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar sot ndaj sjelljes nervoze dhe aspak etike të deputetit Pandeli Majko, ndërsa përballej me këmbënguljen e gazetares Eksiola Shehu për të marrë një përgjigje. Gjesti i deputetit, ai i shtyrjes me nervozizëm të mikrofonit dhe refuzimi për komunikim ndaj reporterëve, përbën një akt antietik dhe fyes. Sipas UGSh-së, ky gjest vjen prej një politikani me karrierë dhe jetë të gjatë politike dhe dëshmon qartazi, ikje prej detyrimit publik për komunikim, reagim dhe transparencë të demokracisë së brendshme të forcës politike së cilës i përket.
Në rastin e koleges Shehu, ky gjest u adresua ndaj një zonje shtatzanë e cila është në krye të detyrës dhe meriton, si në çdo rast, sjelljen etike prej politikanit.


Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i adreson zotit P. Majko thirrjen për ndjesë publike ndaj koleges sonë për gjestin dhe cënimin e kodit etik dhe apelon që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të jenë bashkëpunues me gjithë gazetarët të cilët investohen për transparencë dhe informim të publikut.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...