Zbulohet një velierë e braktisur në Karpen, armë dhe dokumente në bord

Date:

Share post:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar një mjet lundrues të braktisur në zonën bregdetare të fshatit Karpen. Veliera, e cila po kryente lëvizje të pakontrolluara, u bllokua disa metra larg bregut, duke ngritur dyshime për aktivitet të dyshimtë.

Policia Kufitare e Spilles ushtroi një kontroll të detajuar në bord, duke zbuluar një armë zjarri pistoletë tip “Walther,” municione, dy celularë, një laptop dhe dokumentet e mjetit. Po ashtu, u gjet një pasaportë gjermane me emrin F. R., një 85-vjeçar. 

Sipas hetimeve paraprake, mjeti lundrues ishte nisur nga Bari, Itali, me destinacion Kroacinë, por gjatë rrugës kishte devijuar duke kryer lëvizje të çrregullta. Autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me Guardia di Finanza dhe Interpol Tiranën për të verifikuar të dhënat e pasaportës dhe për të përcaktuar vendndodhjen e poseduesit të saj, i cili dyshohet se është drejtuesi i velierës.

Nga hetimet fillestare dyshohet se drejtuesi mund të ketë rënë në det për shkak të motit të keq me dallgë të larta në det të hapur. Prokuroria e Durrësit është vënë në dijeni të rastit dhe po vijon veprimet e mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...