“Female Football Tournament”, Shqipëria humb thellë ndeshjen e parë ndaj Italisë

Date:

Share post:

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 është pjesë e turneut miqësor “Female Football Tournament” U-17 që po zhvillohet në Itali. Në këtë turne merr pjesë edhe vendi pritës, Italia si edhe Sllovenia e Maqedonia e Veriut.

Në takimin e parë të zhvilluar pasditen e së mërkurës, në stadiumin “Gino Colaussi”, ekipi kuqezi i drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj u mposht nga Italia me shifrat 11-0. Trajnerja kuqezi hodhi në fushë këtë 11-she: Lusia Krraba, Sara Mustafa, Imelda Ara, Gelda Kadiolli, Amalia Abazi, Emili Deliallisi, Tringa Nuha, Kejsi Demiraj, Albana Malaj, Samanta Hysa, Melisa Kelmendi dhe Audrina Lajthiza.

Pavarësisht rezultatit, trajnerja Cyme Lulaj pati mundësinë të aktivizonte lojtaret e thirrura në këtë turne. Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në këtë turne, teksa ky është edicioni i 8-të i turneut italian që ka në thelb promovimin e futbollit të vajzave.Në ndeshjen tjetër, Sllovenia mundi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3-2. Kuqezezat do të luajnë nesër ndeshjen tjetër kundër Sllovenisë në ora 17:00. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...