“Bussines Day”: Shqipëria mes 5 destinacioneve më të bukura për t’u vizituar

Date:

Share post:

Edhe “Bussines Day” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar brenda vitit. Në listë janë dhe Uzbekistani, Butani, Finlanda e Laosi.

Shqipëria është shfaqur si një destinacion tërheqës për vizitorët që kërkojnë një ndërthurje të bukurisë natyrore e pasurisë kulturore. Ky vend ballkanik ka një vijë bregdetare që ofron plazhe piktoreske dhe mundësi për aktivitete në natyrë.

Shqipëria karakterizohet nga male dhe lugina mahnitëse, ku vizitorët mund të eksplorojnë qytete të epokës osmane, rrënojat romake e liqene piktoreske. Tirana, kryeqyteti, paraqet një atmosferë të gjallë urbane me kafene, restorante e muze.

Kuzhina lokale ofron një ndërthurje të ndikimeve mesdhetare, me pjata që nxjerrin në pah produktet e freskëta. E ndërsa turizmi rritet, gjuha dhe traditat unike të Shqipërisë ofrojnë një përvojë të veçantë për vizitorët.

Në këtë mënyrë vazhdon jehona e Shqipërisë turistike në mediat e huaja, përfshirë prestigjozet ndërkombëtare, të cilat nxjerrin në pah gjithccka ofron vendi ynë, si një destinacion i këndshëm turistik dhe aspak i shtrenjtë. Ndërkohë qeveria ka deklaruar dhe shifrat e deritanishme vjetore, për të mbështetur suksesin e këtij viti. Nga janari deri në gusht 8.5 milion vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë, ose 1.3 milion më shumë se në 8-mujorin e një viti më parë, kur numri i vizitorëve ishte 7.2 milion.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...