Emri/ I kërkuar për abuzim seksual ndaj një 11-vjeçareje, arrestohet 33-vjeçari

Date:

Share post:

Sapo ka zbritur në Rinas, prangat janë shtrënguar në duart e një 33-vjeçari nga Lushnja, me nënshtetësi edhe italiane, i cili akuzohet për abuzim seksual me vajzën e mitur të kushërirës së bashkëshortes sê tij.

Verën e vitit të kaluar, e mitura, edhe ajo me nënshtetësi italiane, kishte shkuar tek halla në Golem të Kavajës ku dhe ka ndodhur abuzimi. Më parë abuzuesi duke përfituar nga lidhja familjare e kishte kontaktuar vajzën edhe në Instagram duke i thënë se ajo e tërhiqte seksualisht që kur ishte e vogël dhe ai e mbante në prehër e gjoja përkujdesej për të.

Në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim, dhe bazuar në inteligjencën policore se një i kërkuar do të hynte në Shqipëri përmes Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) të Rinasit, shërbimet e Policisë së Kavajës, në bashkëpunim me ato të Policisë Kufitare të Rinasit, arrestuan në hyrje të aeroportit shtetasin Elton Sina, 33 vjeç, banues në Çermë, Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në vitin 2023, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Në gusht 2023, dyshohet se E. Sina ka abuzuar seksualisht me një të mitur, rast ky i denoncuar edhe në emisionin investigativ “Piranjat” më 13 shtator 2024. Emisioni ka ndikuar për të shkundur autoritetet dhe ndjekur një histori në dukje të harruar prej tyre. 

Policia falënderoi gazetarët e emisionit investigativ për denoncimin e rastit dhe inkurajon qytetarët dhe median që të raportojnë çdo shkelje ligjore që hasin. Reagimi ndaj autorëve të këtyre veprave do të jetë i shpejtë dhe i vendosur, duke ndjekur ashpërsinë e ligjit.

Ndërkohë materialet procedurale ndaj Sinës i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...