Pas përmbytjeve, nis verifikimi për gjetjen e shkakut/ Intensiteti i reshjeve nuk i justifikon pasojat

Date:

Share post:


Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur këtë të hënë një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës. Pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike. Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre institucioneve, si dhe në terren ku situata paraqitet ende problematike. Pritet që pjesë e këtij auditimi të jenë institucionet e pushtetit lokal dhe ato me varësi nga Qeveria, si për shkaqet që sollën përmbytje, ashtu dhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse. Auditimi do të zgjasë disa ditë, për t’u përmbyllur me një raport ku do të jepen dhe konkluzionet.

Në një mbledhje me strukturat dhe specialistë të ndërtimit në Vlorë, prefekti i Vlorës, Kristaq Kiço kërkoi të verifikohen të gjitha ndërtimet mbi kanale dhe kolektorë në këto vite dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.

“Ccdo ditë mësoj që janë bërë ndërtime mbi kanale që pengojnë pastrimin e tyre dhe rrjedhjen e ujërave të tyre. Ne duhet të riorganizojmë dhe rikonceptojmë Emergjencat Civile.”

Ndërkaq, dega e PD-së në Vlorë ka bërë kallëzim në Prokurori ndaj autoriteteve vendore për shpërdorim detyre lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet.

“Në lidhje me përmbytjet e zhvilluara në qytet më datë 4 tetor, ne kemi depozituar pranë Prokurorisë një kallëzim penal. Duhet drejtësi dhe përgjegjësi për dëmet e shkaktuara. Ne kërkojmë që prokuroria të veprojë me shpejtësi në mënyrë që të gjejë prova”, u shpreh kryedemokrati i Vlorës Atird Hoxha.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Spanjë/ 69 viktima nga përplasja e trenave, ministri i Transportit jep dorëheqjen

Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente ka dhënë dorëheqjen gjashtë ditë pas përplasjes së trenave të shpejtësisë së lartë,...

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës, dërgohet drejt Traumës në Tiranë

Një efektiv i Bazës Ajrore të Kuçovës është plagosur me armën e shërbimit gjatë kryerjes së detyrës, pasditen...

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...